Artistet nga Gjilani fitojnë “Gold Cup” në festivalin ndërkombëtar në Tajlandë

Dy artistet nga Gjilani, Arzie Jusufi dhe Taria Shabani, kanë shënuar sukses në skenën ndërkombëtare, duke fituar Kupën e Artë (“Gold Cup”) dhe dy medalje të bronzta në festivalin “Thailand 1st International Tourism Folklore Festival”, të mbajtur në Samut Prakan, në zonën e Bangkokut, në Tajlandë, shkruan albinfo.ch.
Jusufi, violonçeliste, dhe Shabani, vokaliste, përfaqësuan Kosovën në këtë festival, ku morën pjesë artistë nga vende të ndryshme të botës.
Para publikut tajlandez, dy artistet interpretuan këngën e njohur shqiptare “Baresha”, duke ndërthurur zërin e Shabanit me tingujt e violonçelos së Jusufit dhe duke prezantuar një pjesë të trashëgimisë muzikore shqiptare.
Vlerësimi me Kupën e Artë dhe dy medaljet e bronzta përbën një tjetër prezantim të artistëve nga Kosova në skenat ndërkombëtare, ndërsa suksesi i dy artisteve nga Gjilani i jep jehonë muzikës dhe kulturës shqiptare përtej kufijve./Albinfo.ch
The post Artistet nga Gjilani fitojnë “Gold Cup” në festivalin ndërkombëtar në Tajlandë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



