Avioni i Swiss nga Cyrihu drejt Nju Jorkut kryen ulje emergjente në Newfoundland

Avioni i Swiss nga Cyrihu drejt Nju Jorkut kryen ulje emergjente në Newfoundland

Një avion i kompanisë ajrore zvicerane Swiss, që po fluturonte nga Cyrihu drejt Nju Jorkut, është detyruar të kryejë një ulje emergjente të enjten në mbrëmje në St. John’s, Newfoundland, sipas të dhënave të publikuara nga platforma e monitorimit të fluturimeve Flightradar24.

Gjatë fluturimit mbi Oqeanin Atlantik të Veriut, ekuipazhi i fluturimit LX14 transmetoi kodin 7700, i cili sinjalizon një situatë të përgjithshme emergjence.

Shkaqet që çuan në devijimin e avionit dhe uljen e paplanifikuar ende nuk janë bërë të ditura.

Kodi 7700 nuk lidhet me një lloj të vetëm emergjence. Ai mund të përdoret në raste të ndryshme, përfshirë probleme mjekësore, defekte teknike, probleme me karburantin apo situata të tjera që kërkojnë vëmendje të menjëhershme nga ekuipazhi. Transmetimi i këtij kodi nuk nënkupton domosdoshmërisht se avioni po kryen një ulje emergjente.

The post Avioni i Swiss nga Cyrihu drejt Nju Jorkut kryen ulje emergjente në Newfoundland appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.