Pas 15 vjetësh, aktakuzë për rastin e Diana Kastratit

Pas 15 vjetësh, aktakuzë për rastin e Diana Kastratit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj Adnan Jasharit, të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pas rastit.

Aktakuza e ngritur më 22 tetor, tashmë është dorëzuar në gjykatën respketive.

Dosja e Prokurorisë e ngarkon Jasharin me dy vepra, atë të vrasjes dhe të mbajtjes së armës pa leje.

Diana u vra më 18 maj të vitit 2011, në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.