Inversioni i motit sjell ngrica në Zvicër

Një situatë e veçantë meteorologjike, e njohur si inversion i temperaturave, ka përfshirë Zvicrën, duke sjellë mot të ftohtë dhe me mjegull në ultësira, ndërsa në male temperaturat janë më të larta dhe moti më i kthjellët, përcjell albinfo.ch.
Sipas meteorologëve, ky fenomen ndodh kur ajri i ftohtë grumbullohet pranë tokës, ndërsa mbi të qëndron një shtresë më e ngrohtë ajri. Si pasojë, në rrafshnaltën zvicerane krijohet mjegull, ndërsa mbi të mbizotëron mot me diell.
Deri të shtunën, kufiri i mjegullës pritet të zbresë nga afro 2000 metra në 700 deri në 800 metra. Ndërkohë, ngricat pritet të jenë më të mundshme në luginat e brendshme alpine, ku temperaturat mund të zbresin deri në zero gradë ose më poshtë.
Në zonat e mbuluara me mjegull, temperaturat gjatë natës pritet të mbeten kryesisht nga 1 deri në 5 gradë, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë më i freskët. Në të kundërt, kufiri i ngrirjes pritet të ngrihet mbi 3000 metra deri në fundjavë./Albinfo.ch
The post Inversioni i motit sjell ngrica në Zvicër appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



