Azemi: Punëtorëve të sektorit privat gjysma e pagës do t’u shkojë për pagesën e rrymës
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se kjo do të ketë pasoja serioze për punonjësit e sektorit privat në Kosovë. Ai ka pohuar se një pjesë e konsiderueshme e punonjësve të këtij sektori, të cilët janë

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se kjo do të ketë pasoja serioze për punonjësit e sektorit privat në Kosovë.
Ai ka pohuar se një pjesë e konsiderueshme e punonjësve të këtij sektori, të cilët janë të punësuar nga kompanitë private që punojnë me kontrata me shtetin, po përballen me kushte të vështira ekonomike. Sipas Azemit, shumë prej këtyre punonjësve kanë paga shumë të ulëta, që shpesh arrijnë vetëm 300 euro, dhe për këtë arsye, një rritje e çmimit të energjisë elektrike do të ketë ndikim të menjëhershëm dhe shkatërrues në buxhetet e familjeve të tyre.
Azemi ka theksuar se kjo situatë do të përkeqësohet edhe më shumë për ata punonjës që marrin pagë më të ulët. Për këta punonjës, 50% e pagës do të shkojë për pagesën e energjisë elektrike, çka do të rëndojë akoma më shumë gjendjen e tyre financiare.
‘’E them me përgjegjësi të plotë se edhe sot në Prishtinë ka punëtorë që paguhen me pagë 250 euro dhe tani një shtrenjtim i tille do të jetë problem sepse 50% e pagës së këtyre punëtorëve do të shkojë vetëm për rrymë ‘’, deklaroi Azemi.
Azemi deklaroi se një rritje e tillë e çmimit të energjisë elektrike është një shtysë për largimin e të rinjve nga Kosova, një fenomen që tashmë është bërë shqetësim i madh për shoqërinë dhe ekonominë e vendit.