Era Balaj prezantohet në festivalin ndërkombëtar të filmit në Montpellier

Era Balaj prezantohet në festivalin ndërkombëtar të filmit në Montpellier

 

Aktorja kosovare Era Balaj po shënon një tjetër paraqitje në skenën ndërkombëtare të kinematografisë. Filmi i shkurtër “Qentë nuk kanë ëndrra”, në të cilin ajo interpreton, është përzgjedhur në garën zyrtare të edicionit të 48-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar Cinémed, që mbahet në Montpellier të Francës, transmeton albinfo.ch.

Me këtë rast, Era Balaj dhe regjisori Hanis Bagashov u pritën në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Francë nga ambasadori Lulzim Hiseni dhe Laurant Osmani, këshilltar për çështje kulturore.

Takimi shërbeu për të vlerësuar rrugëtimin artistik të aktores kosovare dhe interpretimin e saj në filmin e përzgjedhur për garën zyrtare të festivalit.

Përmes promovimit të artistëve dhe krijimtarisë bashkëkohore, Kosova synon të forcojë praninë e kulturës së saj në Francë dhe në skenën ndërkombëtare, si dhe të zhvillojë më tej shkëmbimet kulturore përmes kinematografisë.

Filmi “Qentë nuk kanë ëndrra” është pjesë e programit zyrtar të festivalit Cinémed, një platformë për prezantimin e krijimtarisë filmike në Montpellier./Albinfo.ch

The post Era Balaj prezantohet në festivalin ndërkombëtar të filmit në Montpellier appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.