Bardhi akuzon Ramën dhe i bën thirrje SPAK ta hetojë: U ka dhënë leje ndërtuesve që fshehin të ardhurat

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se u ka dhënë leje të reja ndërtuesve që fshehin të ardhurat. Përmes një postimi në Facebook, Bardhi pretendon se ndërtuesit, të cilët sipas tij janë të preferuarit e Ramës dhe i ka shpallur investitorë strategjikë për resorte në bregdet, i ka […] The post Bardhi akuzon Ramën dhe i bën thirrje SPAK ta hetojë: U ka dhënë leje ndërtuesve që fshehin të ardhurat appeared first on Newsbomb Albania.

Bardhi akuzon Ramën dhe i bën thirrje SPAK ta hetojë: U ka dhënë leje ndërtuesve që fshehin të ardhurat

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se u ka dhënë leje të reja ndërtuesve që fshehin të ardhurat.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi pretendon se ndërtuesit, të cilët sipas tij janë të preferuarit e Ramës dhe i ka shpallur investitorë strategjikë për resorte në bregdet, i ka pajisur me leje për ndërtimin e kullave.

Gazmend Bardhi i ka bërë thirrje SPAK që ta marrë seriozisht hetimin e kryeministrit për shpërdorim detyre, sipas tij për lejimin dhe mosveprimin ndaj evazionit fiskal.

Postimi i Bardhit

Edi Rama ka bërë sot një deklarim të vlefshëm për SPAK-un. Kryeministri e di që në biznesin e ndërtimit ka evazion fiskal dhe jo vetëm e ka lejuar të ndodhë, por ka bashkëpunuar për rritjen e evazionit duke u dhënë leje të reja ndërtuesve që fshehin të ardhurat.

Kush fsheh 5 mijë, 6 mijë, 7 mijë, 8 mijë euro m2 shitje? Nuk ka asnjë dyshim që ndërtuesit e tij të preferuar, të cilët, disa i ka shpallur investitorë strategjikë për resorte në bregdet, disa i pajis me leje për kulla.

Në të gjitha rastet është firma e Edi Ramës. Dhe është koha që SPAK ta marrë seriozisht hetimin e kryeministrit për shpërdorim detyre përmes lejimit me mosveprim të evazionit fiskal!

The post Bardhi akuzon Ramën dhe i bën thirrje SPAK ta hetojë: U ka dhënë leje ndërtuesve që fshehin të ardhurat appeared first on Newsbomb Albania.