Berisha për Ramën: Stadiumi ndëshkoi përçarësin e kombit, po rrinte si në ‘gjemba’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përgëzuar edhe njëherë djemtë e Kombëtares për lojën e shkëlqyer që bënë dje në stadiumin “Air Albania”. “Ishte më e bukura që kam parë ndonjëherë”, u shpreh Berisha, teksa më tej shtoi se gjatë ndeshjes pati dhe momente të tjera pikante po aq sa dhe golat, ku veçoi qëndrimin e kryeministrit […] The post Berisha për Ramën: Stadiumi ndëshkoi përçarësin e kombit, po rrinte si në ‘gjemba’ appeared first on Newsbomb Albania.

Berisha për Ramën: Stadiumi ndëshkoi përçarësin e kombit, po rrinte si në ‘gjemba’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përgëzuar edhe njëherë djemtë e Kombëtares për lojën e shkëlqyer që bënë dje në stadiumin “Air Albania”. “Ishte më e bukura që kam parë ndonjëherë”, u shpreh Berisha, teksa më tej shtoi se gjatë ndeshjes pati dhe momente të tjera pikante po aq sa dhe golat, ku veçoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama gjatë ndeshjes.

Sipas Berishës kryeministri qëndronte “si në gjëmba” dhe nuk duartrokiti asnjëherë ekipin.

Ju e patë, aq sa ishte të themi lartësimi dhe krenaria që krijoi ekipi me lojën e tij fantastike, por aq ishte domethënia e ndëshkimit që i bënë përçarësit të kombit, i cili nxinte sterrë”, tha Berisha ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Nuk mund të fillohet ky takim me ju pa një urim shumë të veçantë për kombëtaren tonë, ekipin në tërësi, golëshënuesit e mbrëmshëm Seferin dhe Asanin, me golat e tyre fantastikë, trajnerin, i cili po e ngjit këtë skuadër, këtë ekip kombëtar në nivelet më të larta.

Magjia e këtij trajneri është pothuaj reale. Silvinjo është shkrirë në një me psikologjinë e lojtarëve dhe krijon tek ata siguri të madhe dhe motivim të fortë.

Ndeshja në vlerësimin tim modest, ishte më e bukura e kombëtares tonë që unë kam parë ndonjëherë.

Por nuk ishte vetëm fusha, nuk ishin vetëm entuziazmi dhe ndezja flakë e fansave nën himnin e kënduar nga Shkurte Fejza, po pati momente po kaq pikante sa edhe vetë golat. Sa edhe vetë himni.

Ju e patë, aq sa ishte të themi lartësimi dhe krenaria që krijoi ekipi me lojën e tij fantastike, por aq ishte domethënia e ndëshkimit që i bënë përçarësit të kombit, i cili nxinte sterrë.

Ju jeni dëshmitarë se si rrinte si në gjemba. Si tiran, pa duartrokitur njëherë ekipin. Sepse shihte ato. Përçarësi i kombit.

Të gjithë zhvillimet në arenën ‘Air Albania’ janë një simfoni madhështore e një suksesi, që unë e quaj të jashtëzakonshëm të ekipit kombëtar dhe fansave tanë, që janë absolutisht, janë tifozët më patriotë, më të civilizuar, më të qytetëruar, më të zjarrtë, më të përkushtuar të Europës.

Dhe nëse një ditë, dhe do jetë një ditë, që kombëtarja jonë do dalë kampionë e Europës, unë them se tifozët tanë që sot janë kampionë të Europës.  

 

The post Berisha për Ramën: Stadiumi ndëshkoi përçarësin e kombit, po rrinte si në ‘gjemba’ appeared first on Newsbomb Albania.