Të premten protestë para Bashkisë së Tiranës, Berisha: Do të nisim betejën deri në…

Welcome to Kosova Today

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kërkuar dorëheqjen kryebashiakut të Tiranës Erion Veliaj, pas arrestimit të disa ish-zyrtarëve të bashkisë. Për këtë arsye, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar se të premten në orën 11:00 do të organizojë një protestë para Bashkisë së Tiranës. Kjo protestë është mbështetur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë […]

Të premten protestë para Bashkisë së Tiranës, Berisha: Do të nisim betejën deri në…

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kërkuar dorëheqjen kryebashiakut të Tiranës Erion Veliaj, pas arrestimit të disa ish-zyrtarëve të bashkisë. Për këtë arsye, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar se të premten në orën 11:00 do të organizojë një protestë para Bashkisë së Tiranës.

Kjo protestë është mbështetur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë fjalës së mbajtur para mbështetësve të tij, ai u shpreh se nga e premtja nis beteja deri në përmbysjen e qeverisë “rana”.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë dhe qëndrestare, misionarë të dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë. Sonte takohemi në prag të një ngjarje të madhe, të fillimit të betejës gjer në përmbysjen e regjimit të narkoshtetit të Edi Ramës. Ditën e premte në ora 11:00, çdo opozitare dhe opozitar e ftoj t’i përgjigjet thirrjes së Aleancës për Teatrin, aleancës më të pamposhtur që ka njohur vendi dhe ndoshta Europa, në betejë fitimtare. Fitorja e opozitës, fitorja e qytetarëve të Tiranës fillon të premten në orën 11:00 tek Bashkia e Tiranës. Ndaj le të nisim ne betejën e fitores”, u shpreh Berisha.

Sisteme Online Programime
Programing Online