Ligji për planifikimin e territorit/Bardhi kundër: Zgjeron kompetencat e kryeministrit dhe… 

Welcome to Kosova Today

Kreu i Grupit të PD, Gazmend  Bardhi në fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ka komentuar ligjin për planifikimin e territorit.  Bardhi u shpreh se opozita është kundër këtij ligji, pasi i zgjeron kompetencat kryeministrit dhe vendos pabarazi mes një qytetari të thjeshtë dhe një investitori strategjik.  Për këtë Bardhi dha shembullin e […]

Ligji për planifikimin e territorit/Bardhi kundër: Zgjeron kompetencat e kryeministrit dhe… 

Kreu i Grupit të PD, Gazmend  Bardhi në fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ka komentuar ligjin për planifikimin e territorit. 

Bardhi u shpreh se opozita është kundër këtij ligji, pasi i zgjeron kompetencat kryeministrit dhe vendos pabarazi mes një qytetari të thjeshtë dhe një investitori strategjik. 

Për këtë Bardhi dha shembullin e deputete së PS-së, Olta Xhaçka. 

“Olta Xhaçka, ka një trajtim krejt preferencial kur ndërton hotelin 5 milion euro, në tokë të vjedhur me letra të falsifikuara në raport me një qytetar që do të rregullojë një çati apo një dritare. Këto ndryshime kanë  dy standarde”-tha Bardhi. 

“Ligji i zgjeron kompetencat kryeministrit dhe vendos pabarzi mes një qytetari të thjeshtë dhe një investitori strategjik. 

Që ta kuptojmë: 

Olta Xhaçka, ka një trajtim krejt preferencial kur ndërton hotelin 5 milion euro, në tokë të vjedhur me letra të falsifikuara në raport me një qytetar që don të rregullojë një çati apo një dritare. Këto ndryshime kanë dy standarde. 

Ka edhe një arsye tjetër. Ata oligarkë që ndërtojnë pa leje në vend që të shkojnë në burg siç shkon një qytetar në burg për një gardh, përjashtohen nga taksat dhe detyrimet. Prandaj ligji nuk është për qytetarët por për Kryeministrin dhe oligarkët”,-tha Bardhi.