Basha për Bardhin: Dje e shante, sot është bërë avokati i babit të Zenit! Familjarët e mi, çdo cent e kanë të deklaruar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për mediat pas debateve të krijuara në seancën planare lidhur me çështjen e Kosovës si dhe pas akuzave të kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, i cili iu drejtua duke i thënë se është pronar i dy kullave në Tiranë. Jashtë ambienteve të Kuvendit Basha e cilësoi […] The post Basha për Bardhin: Dje e shante, sot është bërë avokati i babit të Zenit! Familjarët e mi, çdo cent e kanë të deklaruar appeared first on Newsbomb Albania.

Basha për Bardhin: Dje e shante, sot është bërë avokati i babit të Zenit! Familjarët e mi, çdo cent e kanë të deklaruar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për mediat pas debateve të krijuara në seancën planare lidhur me çështjen e Kosovës si dhe pas akuzave të kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, i cili iu drejtua duke i thënë se është pronar i dy kullave në Tiranë.

Jashtë ambienteve të Kuvendit Basha e cilësoi si një ditë turpi këtë të sotmet duke theksuar se Parlamenti i Shqipërisë duket të kishte mbajtur një qëndrim për Kosovën. Më tej kryedemokrati theksoi se ata do të vijojnë punën për të kthyer Parlamentin të qytetarëve dhe jo të atyre që sipas tij nuk respektojnë ligjin.

“E sotmja është një ditë turpi. Parlamenti Shqiptar dueht të kishte mbajtur një qëndrim për Kosovën edhe pse ka 2 orë që diskuton dhe nuk arrin të mbajë një qëndirm. Një nga arsyet se pse ndodh i këtu se PD i mohohet në mënyrë të vazhdueshme.

Nëse PD zyrtare nuk do të ishte në Konferecën e Kryetarëve nuk do të ishte rënë dakort me një seancë të shtyrë për datën 12. Pa diskutim PS do të përdorte kartonat e vet por do të kishte marrë me vete edhe turpin para shqiptarëve për shtyrjen.

E para dhe e rëndësishmja është ti japim fund këtij turpi. Kjo sallë është jashtë kontrollit tonë, është nën kontrollin e atyre që duan ta mbajnë kuvendin pa respekt për ligjin dhe ndërkohë shumcia e qytetarëve që kërkojnë një ndryshim ne do e ndryshojmë dhe do të jemi me njerëzit që parlamenti i ardhshëm të ketë fytyrat e tyre zërat e tyre”, tha kreydemokrati.

Ndërsa, sa i përket akuzave të Bardhit, Basha tha se familjarët e tij çdo transaksion e kanë të deklaruar dhe se deputeti demokrat është bërë avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Përgjigja ime ishte aty. Është shpifje e pastër e shkollës berishiste. Vjen nga një njeri që sulmonte babain e Zenit dhe sot është bërë avokat dhe i kullave 64 katëshe. Familjarët e mi e kanë çdo gjë transparente, cent më cent taksat ndryshe nga aleancat e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi”,  Basha.

 

The post Basha për Bardhin: Dje e shante, sot është bërë avokati i babit të Zenit! Familjarët e mi, çdo cent e kanë të deklaruar appeared first on Newsbomb Albania.