Spiropali: Shqipëria me duar të zgjidhura, ulet e barabartë në tryezën ndërkombëtare

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shprehur krenarinë se Shqipëria sot ulet e barabartë në një tavolinë ndërkombëtare. Në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, Spiropali tha se Shqipëria si kurrë më parë është me duar të zgjidhura dhe me sytë nga e ardhmja. Ajo tha se kombi ynë do të jetë […] The post Spiropali: Shqipëria me duar të zgjidhura, ulet e barabartë në tryezën ndërkombëtare appeared first on Newsbomb Albania.

Spiropali: Shqipëria me duar të zgjidhura, ulet e barabartë në tryezën ndërkombëtare

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shprehur krenarinë se Shqipëria sot ulet e barabartë në një tavolinë ndërkombëtare.

Në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, Spiropali tha se Shqipëria si kurrë më parë është me duar të zgjidhura dhe me sytë nga e ardhmja. Ajo tha se kombi ynë do të jetë për herë të parë mikpritës i Samitit të Ballkanit Perëndimor dhe Samitit të Berlinit i cili do të mbahet më 16 tetor në Tiranë.

“Si kurrë më parë me 1001 siklete e probleme të pazgjidhura, Shqipëria me duar të zgjidhura dhe sytë nga e ardhmja. Sot Shqipëria ulet e barabrtë dhe me dinjitet aty. Mikpritëse e Samitit të Ballkanit Perëndimor dhe Samitit të Berlinit për herë të parë.Shqipëria e ka forcaur rolin e saj në rajon në dobi të bashkëpunimit rajonal dhe të drejtave të shqiptarëve në rajon”, u shpreh Spiropali.

Më tej, deputetja e parlamentit ka folur rreëth sulmeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku, ku u shpreh se një agresion kriminal i terroristëve serbë të frymëzuar nga Millosheviçi, tentoi të ndizte një shkëndijë mes dy palëve.

“Një agresion kriminal i një organizate terroriste serbe që frymëzohej nga Millosheviçi dhe tentuan të ndezin një shkëndijë që mund të ndizte një zjarr të madhe. Afrim Bunjaku dha jetën në një ndeshje që e nxiti urrejtja”, shtoi ajo.

The post Spiropali: Shqipëria me duar të zgjidhura, ulet e barabartë në tryezën ndërkombëtare appeared first on Newsbomb Albania.