Basha për Konjufcën: Njeri me shumë vlera, na duhen Kuvend dhe Qeveri funksionale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është deklaruar pas propozimit të Glauk Konjufcës si mandatar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Para mediave, Basha e përshkroi Konjufcën si një “njeri me shumë vlera” dhe theksoi rëndësinë e krijimit sa më shpejt të një qeverie funksionale. “T’iu ikim zgjedhjeve, dhe e dyta kemi buxhetin e […] The post Basha për Konjufcën: Njeri me shumë vlera, na duhen Kuvend dhe Qeveri funksionale appeared first on ATV.

Basha për Konjufcën: Njeri me shumë vlera, na duhen Kuvend dhe Qeveri funksionale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është deklaruar pas propozimit të Glauk Konjufcës si mandatar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Para mediave, Basha e përshkroi Konjufcën si një “njeri me shumë vlera” dhe theksoi rëndësinë e krijimit sa më shpejt të një qeverie funksionale.

“T’iu ikim zgjedhjeve, dhe e dyta kemi buxhetin e shtetit. Buxhetin e tri komunave dhe mbi 700 punonjës të RTK-së që i presin pagat. Na duhen Kuvend dhe Qeveri funksionale të vazhdojmë sa më shpejt”, tha kryeparlamentari.

Ai nënvizoi se një qeveri funksionale është thelbësore për të siguruar stabilitetin e shtetit dhe shërbimet për qytetarët, duke shmangur vonesat dhe pasojat e mundshme të zgjedhjeve të parakohshme.

The post Basha për Konjufcën: Njeri me shumë vlera, na duhen Kuvend dhe Qeveri funksionale appeared first on ATV.