A do të ketë përjashtime nga PL? Ilir Meta: S’mund të ketë parti me dy shoferë

Welcome to Kosova Today

Kreu i Partisë së Lirisë , Ilir Meta ka paralajmëruar ditët e fundit  spastrim të partisë. Në fjalën e tij ditën e sotme  para mbledhjes së Kryesisë, Meta tha se ka ardhur koha që të ndërtohet një parti me baza të reja, ku do t’i jepet fund nepotizmit. “Statuti do e ndërtojë këtë parti me […]

A do të ketë përjashtime nga PL? Ilir Meta: S’mund të ketë parti me dy shoferë

Kreu i Partisë së Lirisë , Ilir Meta ka paralajmëruar ditët e fundit  spastrim të partisë.

Në fjalën e tij ditën e sotme  para mbledhjes së Kryesisë, Meta tha se ka ardhur koha që të ndërtohet një parti me baza të reja, ku do t’i jepet fund nepotizmit.

“Statuti do e ndërtojë këtë parti me baza të reja duke i thënë fund nepotizmit, duke i thënë dhunë mosmbajtjes së përgjegjësive, kakofonisë në drejtim dhe lënies hapësirë për alibi e shfajësime për ata që nuk përmbushin detyrimet e tyre”, tha Meta. 

Meta nuk përmendi emra, por u shpreh se Partia e Lirisë nuk mund të ketë dy drejtues.

“Ftoj këdo që ka dëshirë të drejtojë më mirë PL të kandidojë në konventën që vjen. Ftoj cilindo që ka një platformë më të mirë, ta paraqesë. Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shoferë. Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë në timon dhe askush nuk mban përgjegjësi për fatinë autobusit.

Duhet shpejtësi, duhet vendimmarrje, fuqizim i organizmit dhe përqendrim i mesazhit te 5 prioritetet dhe një vendimmarrje vertikale në zbatimin e çdo vendimi që merr Konventa dhe gjitha forumet më pas”, tha Meta.