Bashkësia Islame shënon 28 Nëntorin, në të gjitha xhamitë e Kosovës u mbajt ligjëratë kushtuar festës
Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se sot në të gjitha xhamitë e vendit, me rekomandim të Myftiut të Kosovës, u mbajt hytbe kushtuar festës së 28 Nëntorit – shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në njoftimin e BIK-ut thuhet në këtë hytbe u tha se 28 Nëntori nuk mbetet vetëm një datë e


Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se sot në të gjitha xhamitë e vendit, me rekomandim të Myftiut të Kosovës, u mbajt hytbe kushtuar festës së 28 Nëntorit – shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në njoftimin e BIK-ut thuhet në këtë hytbe u tha se 28 Nëntori nuk mbetet vetëm një datë e rëndësishme në kalendarin tonë, por, tashmë kjo datë është një simbol i bashkimit rreth interesit kombëtar.
“Duke e cilësuar përkushtimin për atdheun si një detyrë fisnike të çdo qytetari, u përmend se dashuria për atdheun të afron më tepër te Zoti dhe se, sakrifica për të, është një vepër që të ngre në radhët e dëshmorëve”, thuhet në njoftim.

