BE i vendosi tarifa SHBA-së, Trump: Do të përgjigjemi!

Bashkimi Europian njoftoi këtë të mërkurë se duke nisur na 1 prilli, Unioni 27 anëtarësh do të vendosë tarifa ndaj mallrave amerikane me vlerë 26 miliardë euro si kundërpërgjigje ndaj tarifave që Donald Trump ka vënë ndaj importeve të celikut dhe aluminit, tarifa këto prej 25%. Menjëherë ka ardhur edhe një reagim nga presidenti i [...]Read More...

BE i vendosi tarifa SHBA-së, Trump: Do të përgjigjemi!

Bashkimi Europian njoftoi këtë të mërkurë se duke nisur na 1 prilli, Unioni 27 anëtarësh do të vendosë tarifa ndaj mallrave amerikane me vlerë 26 miliardë euro si kundërpërgjigje ndaj tarifave që Donald Trump ka vënë ndaj importeve të celikut dhe aluminit, tarifa këto prej 25%.

Menjëherë ka ardhur edhe një reagim nga presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ka thënë se SHBA do t’i përgjigjet kundër-tarifave të Bashkimit Evropian.

Presidenti amerikan shtoi se për momentin ka fleksibilitet për tarifat, por kjo do të ndalet sapo të zbatohen tarifat.

Trump dyfishoi zotimin e tij për të vendosur tarifa reciproke për të ndihmuar në rindërtimin e prodhimit amerikan.