BE: Vijojnë sanksionet ndaj Rusisë/ Liderët europianë mblidhen në Paris, në mbështetje të Ukrainës
Liderët europianë u mblodhën këtë të enjte në Paris në një samit në mbështetje të Ukrainës, ku I pranishëm ishte edhe presidenti Volodymyr Zelensky. Në samit u ra dakord se nuk është koha për të hequr sanksionet ndaj Rusisë, pasi Kremlini e vendosi këtë si kusht për një armëpushim në Detin e Zi. Presidenti francez [...]Read More...

Liderët europianë u mblodhën këtë të enjte në Paris në një samit në mbështetje të Ukrainës, ku I pranishëm ishte edhe presidenti Volodymyr Zelensky. Në samit u ra dakord se nuk është koha për të hequr sanksionet ndaj Rusisë, pasi Kremlini e vendosi këtë si kusht për një armëpushim në Detin e Zi.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se koalicioni I vullnetit, që përkrah Ukrainën, synon që të mbajë nën presion ekonominë ruse.
“Nuk mund të ketë heqje të sanksioneve përpara se të vendoset paqja”, tha Macron.
Presidenti francez njoftoi edhe se një “forcë sigurie” në Ukrainë që do të veprojë si një garanci sigurie do të vendoset një ditë pasoi të arrihet marrëveshja e paqes. Termi është i ndryshëm nga forca “paqeruajtëse” që është diskutuar deri tani.
Kjo forcë është në një fazë planifikimi, por nuk do të ishte një zëvendësim për trupat paqeruajtëse.
“Këto forca sigurie janë një propozim franko-britanik. Wshtë e dëshiruar nga Ukraina dhe disa vende anëtare që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u bashkuar. Nuk është unanime, nuk kemi nevojë për unanimitet për ta arritur.”
Edhe kryeministri britanik Keir Starmer tha se nuk është koha për t’I hequr sanskionet ndaj Rusisë. Ai theksoi se Europa po mobilizohet në një shkallë që nuk është parë ndonjëherë.
Starmer tha se Shtetet e Bashkuara janë të nevojshme për një arritje të armëpushimit, por nuk dha një koment për mesazhet që u zbuluan nga grupi amerikan në Signal, ku zyrtarë të lartë amerikanë shprehnin përbuzje për Europën.
“Ne do të jemi të gatshëm të arrijmw një marrëveshje paqeje, pavarësisht nga forma e saj. Europa do të punojë së bashku për të garantuar sigurinë e Ukrainës në mënyrë që të mund të mbrohet dhe të pengojë. Unë nuk dua të vendos një afat, por ne duhet ta shohim këtë zhvillim në ditë dhe javët nw vijim.”
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u beri thirrje Shteteve te Bashkuara qe te marrin pjese ne samitin e radhes per Ukrainen. Ajo tha se eshte e rendesishme qe te vazhdohet puna me SHBA per te garantuar paqen dhe sigurine e Ukraines.
Presidenti ukrainës Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se sanksionet ndaj Rusisë nuk duhet të hiqen, pasi sipas tij është e qartë që Moska nuk e do paqen. Presidenti ukrainas tha pas samitit se Macron dhe Starmer tashme kane marre nen udhëheqje Europen.
Zelensky kritikoi edhe te derguarin e Donald Trump per Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof. Sipas liderit ukrainas, Uitkof ben deklarata qe per vendin e tij duken absurd.
“Ne thjesht jetojmë në realitete të ndryshme, në botë të ndryshme”, tha Zelensky.
/ abcnews.al