Bebe Rexhës iu vodhën këngë të papublikuara, dënohet një hakere
Një hakere është deklaruar fajtore për vjedhje të muzikës së artistëve, përfshirë të shqiptares me famë botërore, Bebe Rexha, Coldplay e Shawn Mendes. Skylar Dalziel bëri rreth 42,000 funte nga shitja e muzikës që vodhi, sipas Policisë së Londrës. 22-vjeçarja pranoi fajësinë për 11 shkelje të së drejtës së autorit dhe u dënua me 21 […] The post Bebe Rexhës iu vodhën këngë të papublikuara, dënohet një hakere appeared first on Albinfo.

Një hakere është deklaruar fajtore për vjedhje të muzikës së artistëve, përfshirë të shqiptares me famë botërore, Bebe Rexha, Coldplay e Shawn Mendes.
Skylar Dalziel bëri rreth 42,000 funte nga shitja e muzikës që vodhi, sipas Policisë së Londrës.
22-vjeçarja pranoi fajësinë për 11 shkelje të së drejtës së autorit dhe u dënua me 21 muaj burgim, raportoi BBC.
“Vjedhja e materialit me të drejta të autorit për përfitim të vetin financiar është e paligjshme. Rrezikon punën e artistëve dhe jetesën e njerëzve që punojnë me ta për të krijuar dhe publikuar muzikën e tyre”, ka thënë Daryl Fryatt nga Policia britanike.
Dalziel u arrestua më 9 janar 2023. Policët sekuestruan nga ajo tri disqe që përmbanin 291,941 këngë.
The post Bebe Rexhës iu vodhën këngë të papublikuara, dënohet një hakere appeared first on Albinfo.