Bedri Hamza me shikueshmëri të madhe në rrjete sociale, detaje
Një prej matjeve më të mira në shekullin 21 është edhe online. Nëse krahasohen se transmetimi LIVE i kujt është shikuar më së shumti, atëherë befason shikueshmëria e madhe te Bedri Hamza. Transmetimi LIVE i tubimit përmbyllës të Bedri Hamzës ka arritur në mbi 1.2 milionë shikime, 6.4 mijë komente dhe mbi 20 mijë pëlqime.

Një prej matjeve më të mira në shekullin 21 është edhe online. Nëse krahasohen se transmetimi LIVE i kujt është shikuar më së shumti, atëherë befason shikueshmëria e madhe te Bedri Hamza.
Transmetimi LIVE i tubimit përmbyllës të Bedri Hamzës ka arritur në mbi 1.2 milionë shikime, 6.4 mijë komente dhe mbi 20 mijë pëlqime.
Ndërsa, transmetimi LIVE i tubimit përmbyllës të Albin Kurtit, i cili është mbajtur dje në mbrëmje, pra 24 orë para tubimit të PDK-së e LDK-së, në këtë orë të mbërmjës kur u krahasuan, ka arritur 1.4 milionë shikime, 27.2 mijë komente dhe mbi 49.3 mijë pëlqime.
Me trendin që aktualisht e ka transmetimi LIVE i tubimit të Bedri Hamzës, gjasat janë që nesër në mëngjes tejkalohet edhe shikueshmëria e transmetimit të Kurtit./Gazeta10