Bëhuni gati, këto temperatura na presin në ditët në vazhdim

Bëhuni gati, këto temperatura na presin në ditët në vazhdim

Shi dhe masa më të ftohta ajrore: Vjeshta po hyn në elementin e saj.

Meteorologu Mendim Rugova, në emisionin “Ora Shtatë”, ka bërë të ditur se viti 2026 mund të jetë viti i dytë më i ngrohtë në Prishtinë, pas atij të 2024-ës.

Por, pavarësisht të nxehtit të madh që erdhi me këtë vit, temperaturat paralajmërohet se do të bien ndjeshëm, transmeton Klankosova.tv.

Rugova bëri të ditur se sonte në vend pritet shi, ndërsa shtoi se në pjesën e dytë të javës së ardhshme pritet të depërtojnë masa më të ftohta ajrore.

“Dita e sotme mbetet me temperatura më të larta, ndërsa gjatë ditës së nesërme do nisë zbritja e temperaturave”, u shpreh ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.