“Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka hedhur poshtë akuzat e Deputeti të LDK-së, Arben Gashi, që ka akuzuar se i ka quajtur shqiptaret “terroristët” gjatë takimeve me zyrtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë.
Pas përfundimit të seancës fillestare ndaj Fatmir Shehollit, ku i pranishëm ishte si palë e dëmtuar, Rashiq tha se akuzat e Gashit janë të pavërteta.
“Unë kam dërguar një kumtesë të premten, po potencoj kjo që po thotë Gashi është e pavërtetë, nuk e di si mund të imagjinoj, apo si është motivi i njeriut të bëj gënjjeshtra kaq banale. Po më intereson kush është dëshmitarë, kjo kurrë nuk ka ndodhur po pse i ka rënë në mend ta përmend nuk e di”, tha ai.
Rashiq tregoi edhe përfshirjen e tij në rastin e Shehollit.
Ai tha se një numër me bazë në Serbi, ka telefonuar bashkëpunëtorët e tij duke i kërcënuar që të njëjtit të shkojnë në Beograd, përndryshe do të ketë pasoja.
“Me 24 korrik më kujtohet data e dita, në një moment kur një person numër telefonit me hyrje të Serbisë ka thirrur pesë ose gjashtë bashkëpunëtorët e mi, duke frikësuar sikurse kam biseduar më herët hajdeni në Beograd, nuk e ka prezantuar vetëm, por pastaj kemi gjetur emrin e tij dhe u ka thënë se duhet të vini në Beograd të shtunën, nëse nuk vini do të keni pasoja keq për juve. Një incizim i tillë është në posedim të gjykatës prej atij momenti. Këtë rast e kam lajmëruar në organet e rendit dhe sigurisë dhe prej ati momenti, unë e di që ato incizime që janë shpallur në atë protal ‘pa rrotulla’, kanë qenë të njëjta sikur që janë dërguar nga ky person tek bashkëpunëtorët e mi si kërcënim”, tha ai.
Ditë më parë, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar ministrin në detyrë për Komunitete dhe Kthim.
I akuzuari për spiunazh, Fatmir Sheholli, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton KosovaPress.
Mbrojtësi i tij, avokati Mentor Neziri, ka njoftuar se heqin dorë nga paraqitja e kërkesës për hedhjen e aktakuzës, duke kërkuar që të procedohet me shqyrtimin gjyqësor.
The post “Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



