Ambasada e SHBA: Qytetarët të protestojnë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme

Ambasada e SHBA: Qytetarët të protestojnë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme

 Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat dhe situatën e krijuar ditët e fundit në Shqipëri. Ambasada bën thirrje e për zhvillimin e protestave në mënyrë paqësore dhe pa akte dhune, si dhe të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.

“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”,- thuhet në reagimin e Ambasadës.

The post Ambasada e SHBA: Qytetarët të protestojnë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.