Berisha: Prizreni u rreshtua me Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn për Kosovën Fituese 137
Zafir Berisha, kandidat i koalicionit AAK-NISMA për deputet ka theksuar mbështetjen masovike në Prizren për fitoren e 9 shkurtit, duke shprehur bindjen se Kosova do të ndryshojë për të mirë. Ai theksoi se Prizreni, qyteti i krenarisë shqiptare, është rreshtuar me liderët e veprave të mëdha, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj. Berisha gjithashtu theksoi se

Zafir Berisha, kandidat i koalicionit AAK-NISMA për deputet ka theksuar mbështetjen masovike në Prizren për fitoren e 9 shkurtit, duke shprehur bindjen se Kosova do të ndryshojë për të mirë.
Ai theksoi se Prizreni, qyteti i krenarisë shqiptare, është rreshtuar me liderët e veprave të mëdha, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.
Berisha gjithashtu theksoi se ky qytet, i njohur për kulturën dhe bashkëjetesën, nuk do të durojnë ofendimet nga ata që nuk i respektojnë vlerat e vendit.
E plotë:
Mbështetja masovike sot në Prizren për Kosovën Fituese 137, është dëshmija më e mirë se nga 9 shkurti Kosova do të ndryshoj për të mirë!Prizreni qyteti i krenarisë shqiptare sot vedosi të rreshtohet me njerzit e veprave të mëdha siç jan Ramush Haredinaj dhe Fatmir Limaj.
Prizreni vërtet është qyteti i i kulturës, tolerancës dhe bashkëjetesës në mes nacionaliteteve, por ky qytet nuk duron ofendimet dhe talljet që i bëhet nga ai që jeton me qiraxha në vendin tonë, dhe për këtë ka vendosur me i dhën përgjigjen me 9 shkurt!#veçvepra137 #zafa14