Berisha: Vulën dhe logon e PD po i mban Rama përmes Lul Pengut, çështjen do e dërgojmë në Strasburg

Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në komunikimin e përjavshëm me gazetarët ku u shpreh se kryeministri Rama i bëri atentat parlamentarizmit dje, opozita do shqyrtojë situatën dhe do dalë me konkluzionet e saj. Sa i përket vulës së PD, Berisha tha se do ta çojë çështjen në Strasburg sepse sipas tij është Rama […] The post Berisha: Vulën dhe logon e PD po i mban Rama përmes Lul Pengut, çështjen do e dërgojmë në Strasburg appeared first on Ditar.al.

Berisha: Vulën dhe logon e PD po i mban Rama përmes Lul Pengut, çështjen do e dërgojmë në Strasburg

Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në komunikimin e përjavshëm me gazetarët ku u shpreh se kryeministri Rama i bëri atentat parlamentarizmit dje, opozita do shqyrtojë situatën dhe do dalë me konkluzionet e saj.

Sa i përket vulës së PD, Berisha tha se do ta çojë çështjen në Strasburg sepse sipas tij është Rama që do ta mbajë peng logon përmes Lulzim Bashës.

“Dita e djeshme, fakton se Rama dhe pluralizmi janë të papajtueshëm, se Edi Rama nuk pajtohet me pluralizmin politik të vërtetë në Shqipëri. Së pari, çdo deputet pa përjashtim ka të drejtë dhe ka tagër të diskutojë për PD-në. Kjo është gjëja më normale. Së dyti, dua të jem i hapur me ju, jo vetëm në atë mbledhje, por edhe në disa mbledhje të tjera, ekzistojnë mendime që përkarshi bllokimit, plaçkitjes së vulës dhe logos nga Edi Rama, PD mund të gjejë modalitete të tjera ligjore.

Gjë e cila është normale si diskutim, por mendimi im është ky se para një padrejtësie, njeriu nuk tërhiqet. Ne do bëjmë një luftë deri në fund me Edi Ramën, i cili pa diskutim kërkon të mbajë peng logon tonë me Lul Pengun dhe Alibashën.

Por e drejta është me ne. Dhe ju e shihni, ligji është taksativ që Gjykata e Lartë duhej ta kthente përgjigjen brenda 29 ose 30 ditësh dhe kjo është e prerë. Por Gjykata e Lartë, e kontrolluar nga Sadushi i partisë, e mban aty vetëm e vetëm për të penguar dërgimin tonë në Strasburg.

Ish-kryeministri gjithashtu foli dhe për hapat që do të ndjekë nëse vula i mbetet kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Bashës.

“Është e domosdoshme dhe jetike një lëvizje mbarëpopullore kundër këtij regjimi që është totalisht monokraci.Unë jam dhe do jem në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë faktorët opozitarë.

Kjo do të thotë se është e domosdoshme dhe jetike një lëvizje mbarëpopullore kundër këtij regjimi që është totalisht mobokraci. Nuk e di a morët vesh ju që Luftar Hysa, që hyn dhe del në zyrat e Edi Ramës si në zyrat e tij, rezulton bos më kryesor i Sinaloas.

Rezulton investitor në kazinotë më të mëdha të botës. Pra, faktikisht ky është vetëm njëri. Edi Rama me një mijë fije është i lidhur me krimin. Qytetarët do flasin. Qytetarët do flasin!

Ju e patë, nuk ka ndodhur kurrë në 32 vite, as me Ramiz Alinë që të shkojë një kryeministër në Nju Jork në Asamblenë dhe të mos kthehet dot me një fotografi. Absolutisht kurrë nuk ka ndodhur.

Edhe Ramizi kur shkoi, solli fotografi. Ajo fotoja e famshme që bëhet kur presidenti i SHBA shtron një pritje për të gjithë delegacionet dhe Edi Rama foto nuk kishte, kështu që nuk besoj se e ka fshehur foton me presidentin dhe Zonjën e Parë të SHBA.

Por problemi është se dështuan edhe një seri fotosh. T’ua tregoj unë fotografitë e ekipit lëpirës në avion, që po ktheheshin me të, fotografi më mjerane, njerëz më të mjerë nuk mund të shohësh. Kishin dështuar në çdo përpjekje për të bërë fotografi. Përveç me Vuçiçin. Po ai nuk e donte atë. Donte të bënte takime të fshehta kundër Albin Kurtit. Pra, siç e shihni… Plus, çështja McGonigal është në zhvillim të fortë. Pra, ka humbur përfundimisht veten e tij”, tha Berisha.

The post Berisha: Vulën dhe logon e PD po i mban Rama përmes Lul Pengut, çështjen do e dërgojmë në Strasburg appeared first on Ditar.al.