Bernardi zbulon kë nga djemtë e shtëpisë do të zgjidhte nëse nuk do ishte i fejuar

I ftuar në emisionin “Breaking”,Bernardi, ka pasur një moment emocionues kur partneri i tij, Enami, e surprizoi duke u shfaqur papritur në studio. Gjatë rrëfimit të tij ai foli për eksperiencën në BBVA dhe Bernardi falenderoi shqiptarët për mbështetjen e madhe që ka marrë gjatë rrugëtimit të tij në program. Enami, i cili e ndoqi […]

Bernardi zbulon kë nga djemtë e shtëpisë do të zgjidhte nëse nuk do ishte i fejuar

I ftuar në emisionin “Breaking”,Bernardi, ka pasur një moment emocionues kur partneri i tij, Enami, e surprizoi duke u shfaqur papritur në studio.
Gjatë rrëfimit të tij ai foli për eksperiencën në BBVA dhe Bernardi falenderoi shqiptarët për mbështetjen e madhe që ka marrë gjatë rrugëtimit të tij në program.

Enami, i cili e ndoqi nga afër periudhën e Bernardit në shtëpinë e Big Brother, ndau disa fjalë të ngrohta për të. “Më ka munguar shumë, por tani jemi sërish bashkë dhe jam shumë i lumtur”, tha Enami.

Ndërkohë, Bernardi ka ndarë gjithashtu mendimin e tij për Laertin, duke thënë se nëse do të ishte i dashuruar me dikë tjetër, atëherë Laerti do të ishte ai personi që do ta kishte bërë për vete. “Laerti është një njeri shumë simpatik, i zgjuar dhe i artikuluar. Ai di të flasë shumë mirë dhe ka shumë qytetari”, tha Bernardi, duke treguar vlerësimin e tij për Laertin.