Biden do t’i drejtohet kombit për zjarret në Los Anxhelos
Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet kombit për zjarret në Los Anxhelos. Këtë e ka njoftuar vetë ai në rrjetin social “X”. Biden, i cili dje anuloi udhëtimin e tij tre-ditor në Itali për shkak të zjarreve shkatërruese në metropolin kalifornian, tha se ka marrë një përditësim të parë mëngjesin e sotëm mbi situatën, do [...]Read More...

Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet kombit për zjarret në Los Anxhelos. Këtë e ka njoftuar vetë ai në rrjetin social “X”.
Biden, i cili dje anuloi udhëtimin e tij tre-ditor në Itali për shkak të zjarreve shkatërruese në metropolin kalifornian, tha se ka marrë një përditësim të parë mëngjesin e sotëm mbi situatën, do të marrë një tjetër pas funeralit të Jimmy Carter, dhe më pas do të mbajë një fjalim televiziv për reagimin federal ndaj katastrofës.