Bislimi mirëpriti Frangesin, folën për zgjedhjet dhe procesin e dialogut
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim mëngjesin e sotëm përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges, të shoqëruar nga ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq. Në kumtesën për media theksohet se fillimisht Franges e uroi Kosovën për mbarëvajtjen e

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim mëngjesin e sotëm përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges, të shoqëruar nga ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq.
Në kumtesën për media theksohet se fillimisht Franges e uroi Kosovën për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërkaq Bislimi shprehu se subjekti i tij është fituesi i zgjedhjeve dhe se presin certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe numërimit të të gjitha votave të qytetarëve.
Tutje bëhet e ditur se u diskutua edhe për situatën në rajon dhe procesin e dialogut, për çka Bislimi shprehu nevojën për një qasje të balancuar ndaj palëve në mënyrë që të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve.