Biznesmeni grek me “Bentley” për pak përplasi gruan dhe fëmijën e Konstantinos Argiros
Momente tmerri ka kaluar familja e këngëtarit grek Kostandinos Argjiros, i njohur dhe i dashur edhe nga publiku shqiptar, pas një aksidenti të frikshëm ku është përfshirë gruaja e tij Aleksandra Nika dhe fëmija i porsalindur. Një ditë më parë, Aleksandra Nika shpëtoi për mrekulli nga një aksident i frikshëm i ndodhur në Kolonaki në […]

Momente tmerri ka kaluar familja e këngëtarit grek Kostandinos Argjiros, i njohur dhe i dashur edhe nga publiku shqiptar, pas një aksidenti të frikshëm ku është përfshirë gruaja e tij Aleksandra Nika dhe fëmija i porsalindur.
Një ditë më parë, Aleksandra Nika shpëtoi për mrekulli nga një aksident i frikshëm i ndodhur në Kolonaki në Athinë. Ajo ishte duke udhëtuar me fëijën e saj që ka vetëm pak muaj që ka ardhur në jetë, kur i ka prerë rrugën një makinë që dyshohet se ishte me shpejtësi.
Në këtë moment, bashkëshortja e Kostandinos, Aleksandra ka bërë një manovër të fortë për të shmangur përplasjen dhe ka përfunduar në bordurën anës rrugës. Për fat të mirë as ajo dhe as foshnja nuk është lënduar.
Mediat greke kanë zbuluar sot se shoferi që i preu rrugën asaj është një biznesmen i njohur grek, i cili po ngiste një “Bentley” luksoz. Ai madje ka ndaluar për pak çaste, ka dalë nga makina i nervozuar duke e sharë dhe është larguar nga vendngjarja.
Kostandinos Argjiros ndodhej pranë zonës dhe raportohet se shkoi menjëherë te gruaja dhe fëmija e tij. Ndërsa Aleksandra arriti të marrë targën e makinës dhe referoi në polici, por pa bërë denoncim.
“Makina po ngjitej Patriarchou dhe shkoi të kthehej në Lukianou. Gruaja u trondit, bëri një manovër për të shmangur përplasjen, por e goditi anash. Shoferi ndaloi për një pjesë të sekondës, dukej nervoz, por më pas u largua pa ofruar asnjë ndihmë”, tha një grua që ishte dëshmitare.