Blerim Canaj: Qytetarët po humbasin besimin në procesin zgjedhor
Njohësi i çështjeve politike, Blerim Canaj ka folur për “Front Online” lidhur me problemet teknike që po has KQZ pas mbarëvajtjes së zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ai thotë se “diçka po ndodh” me KQZ-në, kur vërehen ulje e ngritje të votave, dhe kjo mund të ndodhë një herë, por jo të përsëritët. Sipas tij, problemet

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Canaj ka folur për “Front Online” lidhur me problemet teknike që po has KQZ pas mbarëvajtjes së zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai thotë se “diçka po ndodh” me KQZ-në, kur vërehen ulje e ngritje të votave, dhe kjo mund të ndodhë një herë, por jo të përsëritët.
Sipas tij, problemet teknike në ëeb faqen e Komisionit Zgjedhor kanë zbehur besueshmërinë e qytetarëve.
“Ky problem ka filluar ta zbehë besueshmërinë e qytetarëve. Këtu diçka po ndodh dhe rastësisht mund të ndodh njëherë por jo gjatë gjithë kohës, qytetarët po ankohen për ulje e ngritje të votave këtu diçka po ndodh”, deklaroi Canaj.
Canaj ka shtuar se partitë politike kanë të drejtën të ankohen për këtë pasiguri.
“E qëndrim të qartë nuk kemi, partitë kanë drejtë të ankohen se po zgjat shumë”, shprehet Canaj.