Braktisja e idesë së bashkimit kombëtar, Ben Blushi i habitur: Si ka mundësi që asnjë nga partitë e Kosovës s’e premtuan në zgjedhje
Gazetari dhe publicisti shqiptar, Ben Blushi, ka shkruar për zgjedhjet që do të mbahen të dielën më 9 shkurt në Kosovë. Blushi ka thënë se meqë s’dihet kush humb e kush fiton, ka dalë nëpër rrugët e Prishtinës për të realizuar disa fotografi. Ai ka thënë se nuk e di se cili është ndikimi i
Gazetari dhe publicisti shqiptar, Ben Blushi, ka shkruar për zgjedhjet që do të mbahen të dielën më 9 shkurt në Kosovë.
Blushi ka thënë se meqë s’dihet kush humb e kush fiton, ka dalë nëpër rrugët e Prishtinës për të realizuar disa fotografi.
Ai ka thënë se nuk e di se cili është ndikimi i premtimeve në këto zgjedhje, megjithatë shprehet i habitur pse asnjë nga partitë s’premtoi bashkimin me Shqipërinë.
Sipas Blushit, kjo është gjëja më e pakuptueshme në këto zgjedhje.
Shkrimi i plotë:ZGJEDHJET NË KOSOVË
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë.
Nuk kuptohet mirë kush fiton dhe kush humb prandaj dola nëpër Prishtinë për të bërë fotografi dhe për të kuptuar pak më shumë.
Nga qindra shkrepje zgjodha të postoj këtë foto, në të cilën një votues po mendohet ndërkohë që dikush ka shkruar në mur një parrullë sindikaliste që thotë, Punëtore e Punëtorë Organizohuni.
Nuk e di cfarë ndikimi kanë në këto zgjedhje premtimet e ndryshme por ajo që më habit është si ka mundësi që asnjë nga partitë e Kosovës nuk premton Bashkimin me Shqipërinë.
Kjo është gjëja më e pakuptueshme në këto zgjedhje.
Pse kosovarët duan të jetojnë vetëm?
Ndoshta do kuptohet nesër.
Ose ndoshta jo, nuk do kuptohet as nesër.