Britania dhe Kanadaja po përpiqen të ringjallin tregtinë mes tyre

Në vazhdën e kërcënimeve të Donald Trump për vendosjen e tarifave, kryeministri kanadez foli me homologun e tij britanik, me synimin për të ringjallur tregtinë dypalëshe, por edhe për të çliruar sa më shumë vendin e tij nga tregtia me SHBA -në. Kryeministri britanik Keir Starmer përshëndeti përpjekjen e Justin Trudeau për të hapur debatin mbi tregtinë ndërkombëtare. Sipas Downing Street, në bisedën e tyre [...]Read More...

Britania dhe Kanadaja po përpiqen të ringjallin tregtinë mes tyre

Në vazhdën e kërcënimeve të Donald Trump për vendosjen e tarifave, kryeministri kanadez foli me homologun e tij britanik, me synimin për të ringjallur tregtinë dypalëshe, por edhe për të çliruar sa më shumë vendin e tij nga tregtia me SHBA -në. Kryeministri britanik Keir Starmer përshëndeti përpjekjen e Justin Trudeau për të hapur debatin mbi tregtinë ndërkombëtare.

Sipas Downing Street, në bisedën e tyre telefonike, Keir Starmer dhe Justin Trudeau diskutuan “ngjarjet e fundit globale” dhe kryeministri britanik tha se ai “mirëpret dialogun ndërkombëtar për rëndësinë e tregtisë dhe bashkëpunimit midis aleatëve dhe partnerëve”.

“Udhëheqësit diskutuan gjithashtu marrëdhëniet e forta tregtare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë ”, shtohet në deklaratë.

Siç thekson Politico, kryeministri kanadez po përpiqet të ringjallë bisedimet tregtare me Mbretërinë e Bashkuar, teksa përpiqet të ndërtojë aleanca nën hijen e luftës tregtare të nisur nga Donald Trump.

Pavarësisht se tarifat për produktet kanadeze u pezulluan për një muaj në këmbim të një marrëveshjeje për imigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës në kufirin SHBA-Kanada, kërcënimi mbetet në fuqi./abcnews.al