Brohoritje për Ratko Mlladiç në Marakana, pamjet nga ndeshja Serbi-Holandë shkaktojnë reagime

Brohoritje për Ratko Mlladiç në Marakana, pamjet nga ndeshja Serbi-Holandë shkaktojnë reagime

Pamje nga stadiumi “Rajko Mitić” në Beograd kanë shkaktuar reagime pas ndeshjes mes Serbisë dhe Holandës, ku nga tribunat janë dëgjuar brohoritje në mbështetje të ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç.

Sipas mediumit boshnjak “Oslobođenje”, një grup tifozësh në tribunën veriore të stadiumit ka shpalosur një banderolë kushtuar Mlladiçit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Po sipas raportimit, nga e njëjta pjesë e stadiumit janë dëgjuar edhe thirrje në emër të Mlladiçit. “Oslobođenje”, duke iu referuar pamjeve të publikuara nga portali serb “Telegraf”, shkruan se brohoritje të tilla janë dëgjuar edhe në pjesë të tjera të stadiumit gjatë takimit.

Mediumi boshnjak e ka shoqëruar raportimin me titullin “Fëmijët lavdëruan kriminelin”, ndërsa ka kërkuar reagim nga UEFA lidhur me incidentin dhe përmbajtjen e shfaqur në tribuna.

Në fushë, Holanda fitoi 2-1 ndaj Serbisë, ndërsa ndeshja në Beograd u shoqërua edhe me vëmendje për atë që ndodhi në shkallët e stadiumit.

Ratko Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm nga mekanizmi ndërkombëtar që trajtoi çështjet e mbetura të Tribunalit të Hagës. Ai u shpall përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

The post Brohoritje për Ratko Mlladiç në Marakana, pamjet nga ndeshja Serbi-Holandë shkaktojnë reagime appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.