Reuters pasqyron ditën e pestë të protestës në Tiranë (FOTO)

Këto janë fotot që agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar lidhur me ditën e pestë të protestës në Tiranë.
Reuters shkruan se Policia shqiptare ka përdorur plumba që dyshohet se janë gome ndaj protestuesve në Tiranë, gjatë ditës së pestë të protestave në të cilat kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
“Gazetarët e agjencisë gjetën në tokë fishekë me saçme gome, ndërsa dy gazetarë të saj dhe disa protestues u goditën prej tyre. Shefi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, nuk e mohoi përdorimin e këtyre mjeteve, duke deklaruar se të gjitha mjetet janë përdorur në mënyrë të kufizuar. Rama deklaroi se qeveria respekton studentët dhe të drejtën e tyre për të protestuar, por theksoi se nuk do të tërhiqet nga përgjegjësia për të garantuar drejtësinë dhe për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030”, shkruan Reuters.
1 / 9The post Reuters pasqyron ditën e pestë të protestës në Tiranë (FOTO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



