Protestuesja humb ndjenjat pranë Ministrisë së Brendshme, transportohet me ambulancë në spital

Pas ndërhyrjes së policisë për të larguar protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, një protestuese është gjetur pa ndjenja pranë Ministrisë së Brendshme.
Nga burimet bëhet e ditur se bëhet fjalë për një grua, e cila është e shtrirë në tokë. Në zonë ka mbërritur protestues të tjerë dhe një ambulancë me mjekë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Gruaja është përmendur më pas, ndërsa dikush e ka marrë në krah për ta çuar në ambulancë.
1 / 6The post Protestuesja humb ndjenjat pranë Ministrisë së Brendshme, transportohet me ambulancë në spital appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



