Bufi me autoironi: ‘Për Halloween du me u veshë si ministër’
Pas propozimit zyrtar të emrit të tij nga kryeministri Albin Kurti në Kuvend për postin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, aktori i njohur Fatmir Spahiu ka reaguar me stilin që e karakterizon – përmes humorit. Në një postim në Instagram, Spahiu publikoi një portret të realizuar profesionalisht, shoqëruar me mbishkrimin: “Për Halloween do mu […]
 
                                Pas propozimit zyrtar të emrit të tij nga kryeministri Albin Kurti në Kuvend për postin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, aktori i njohur Fatmir Spahiu ka reaguar me stilin që e karakterizon – përmes humorit.

Në një postim në Instagram, Spahiu publikoi një portret të realizuar profesionalisht, shoqëruar me mbishkrimin: “Për Halloween do mu veshe si Ministër”.
Me këtë, ai ironizoi me finesë situatën që u bë kryefjalë e ditës në rrjetet sociale dhe mediat vendore, pas dështimit të votimit të qeverisë Kurti 3 që mori vetëm 56 nga 61 votat e nevojshme.
Reagimet nuk munguan. Aktorja Ryva Kajtazi e komentoi me fjalët “E meriton shoku”, ndërsa kolegu i tij nga seriali kult “Kafeneja Jonë”, Fatos Kryeziu, iu bashkua me një emoji miratimi.
Kjo mënyrë e lehtë dhe ironike e të reaguarit, e vërteton edhe njëherë pse Fatmir Spahiu është ndër figurat më të dashura e më të respektuara të skenës shqiptare – i aftë ta kthejë edhe politikën në art të humorit.
 
                        
 
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  