Bujar Osmani uron kundërkandidatin Izet Mexhitin për fitoren ne Çair

Bujar Osmani ka uruar kundërkandidatitn e tij Izet Mexhitin për fitoren në Çair duke i uruar suksese në drejtimin e komunës për katër vitet e ardhshme. Osmani falënderoi të gjithë mbështetësit e tij, por siç tha, fjala e fundit u takon qytetarëve. “Megjithatë, në politikë, fjala e fundit u takon qytetarëve. Unë kam qenë mjaft

Bujar Osmani uron kundërkandidatin Izet Mexhitin për fitoren ne Çair
Bujar Osmani uron kundërkandidatin Izet Mexhitin për fitoren ne Çair

Bujar Osmani uron kundërkandidatin Izet Mexhitin për fitoren ne Çair

Bujar Osmani ka uruar kundërkandidatitn e tij Izet Mexhitin për fitoren në Çair duke i uruar suksese në drejtimin e komunës për katër vitet e ardhshme. Osmani falënderoi të gjithë mbështetësit e tij, por siç tha, fjala e fundit u takon qytetarëve.

“Megjithatë, në politikë, fjala e fundit u takon qytetarëve. Unë kam qenë mjaft gjatë në politikë për t’i njohur dhe respektuar mesazhet që qytetarët i dërgojnë. Edhe pse fushata nuk ishte as e drejtë as e ligjshme në çdo aspekt, por unë nuk dua të ankohem, sepse besoj se ndershmëria dhe vlerat kanë kuptim vetëm kur i ruan edhe në sitiata si kjo.

Urime kundërkandidatit tim dhe të gjithë koalicionit që qëndroi pas tij, ata janë fituesit e zgjedhjeve në Çair dhe u uroj sukses në drejtimin e komunës gjatë katër viteve të ardhshme.

Në fund, dua të falënderoj familjen time, ata e mbajtën barrën më të madhe të angazhimit tim politik, por nga aty mora edhe përkrahjen e fortë. Për hapat e ardhshëm politik, ditëve në vijim”, tha Bujar Osmani./tv21.tv