Byroja për Pasurinë e Pajustifikueshme do të jetësohet: Ministrja Gërvalla mbyll konsultimin publik

Byroja për Pasurinë e Pajustifikueshme do të jetësohet: Ministrja Gërvalla mbyll konsultimin publik
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohet, duke theksuar se nuk ka alternativa tjetër për një shtet që synon drejtësi dhe barazi para ligjit.
Sot përfundon afati i konsultimit publik për Projektligjin për Byronë, një hap kyç në procesin e ndërtimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. Gërvalla ka falënderuar qytetarët, ekspertët, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet e drejtësisë për kontributin e tyre gjatë këtij procesi.
‘’Krijimi i kësaj Byroje është një domosdoshmëri shtetërore dhe një zotim i qartë për forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e interesit publik dhe ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucionet e Republikës së Kosovës’’, ka thënë ajo.
Gjatë konsultimit publik, janë marrë komente, sugjerime dhe vërejtje nga palë të ndryshme, të cilat do të shqyrtohen me seriozitet. Donika Gërvalla ka garantuar se asnjë kontribut nuk do të mbetet pa përgjigje, duke theksuar se çdo mendim do të trajtohet me përgjegjësi për të siguruar një ligj sa më të plotë dhe funksional.
‘’Pasuria e pajustifikueshme, e krijuar mbi kurrizin e qytetarëve, nuk mund të mbetet e paprekshme. Ajo duhet të verifikohet, të konfiskohet kur nuk justifikohet me burime të ligjshme dhe t’u kthehet atyre që kanë të drejtë’’, ka shtuar ministrja.
Në Republikën e Kosovës, ligji nuk njeh të paprekshëm, duke theksuar se askush nuk qëndron mbi ligj dhe se askush nuk mund të pasurohet në kurriz të interesit publik pa u përballur me drejtësinë.
Me pak fjalë
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohet. Konsultimi publik për Projektligjin për Byronë ka mbaruar, me premtimin se të gjitha kometat do të shqyrtohen. Krijimi i kësaj byroje synon forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.




