Gjeneva do të ofrojë dërgesë falas të ushqimeve në shtëpi për të moshuarit

Gjeneva do të ofrojë dërgesë falas të ushqimeve në shtëpi për të moshuarit

Pas një faze provuese, qyteti zviceran i Gjenevës po e kthen shërbimin e tij falas të dërgesës së ushqimeve në shtëpi në një shërbim të përhershëm për personat e moshës 65 vjeç e lart. Ky shërbim tashmë do të jetë i disponueshëm edhe për përfituesit e një shtese për kujdesin personal.

Këta persona mund të përfitojnë dërgesë falas të pazarit të tyre një herë në javë. Programi pilot për dërgesën falas të ushqimeve në shtëpi, i cili nisi në verën e vitit 2025, ka rezultuar një sukses i madh, me një mesatare prej 260 dërgesash në muaj, njoftoi të hënën Departamenti për Kohezion Social dhe Solidaritet (DCSS), shkruan swissinfo, transmeton albinfo.ch.

Përfituesit, numri i të cilëve aktualisht është 300, kanë një moshë mesatare prej 79 vjeç.

Duke u mbështetur në këtë rezultat pozitiv, DCSS ka vendosur ta shndërrojë këtë nismë në një shërbim të përhershëm, duke zgjeruar njëkohësisht grupin e përfituesve.

Qëllimi mbetet i njëjtë: nxitja e pavarësisë, lëvizshmërisë dhe lidhjeve shoqërore, duke lehtësuar njëkohësisht kryerjen e pazarit të përditshëm.

Dërgesat kryhen me biçikleta elektrike nga shoqata “Genèveroule”. Pazaret mund të bëhen në të gjitha tregjet ushqimore, si dhe në të gjitha supermarketet “Migros” që ndodhen në qytet. Dërgesat ofrohen nga e hëna deri të shtunën, me një kufizim prej dy çantash, pesha totale e të cilave nuk duhet të kalojë 20 kilogramë.

The post Gjeneva do të ofrojë dërgesë falas të ushqimeve në shtëpi për të moshuarit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.