Mickoski telefonoi Srdanoviqin për fitoren e Listës Studentore

Mickoski telefonoi Srdanoviqin për fitoren e Listës Studentore

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me prof. dr. Ilija Srdanoviq, bartës i Listës Studentore në Serbi, pas fitores në zgjedhjet parlamentare.

Mickoski njoftoi se personalisht e ka uruar Srdanoviqin për rezultatin zgjedhor dhe i ka uruar sukses në periudhën që pason.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me prof. dr. Ilija Srdanoviq, bartës i Listës Studentore në Serbi. E urova për rezultatin e arritur zgjedhor dhe fitoren, si dhe i urova sukses në periudhën në vijim,” njoftoi kryeministri.

Ai shprehu pritshmërinë se ndryshimet politike në Serbi nuk do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë.

“Besoj se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore, respekti dypalësh dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë të zhvillohen në interes të qytetarëve të të dyja shteteve,” porositi Mickoski.

Biseda telefonike pason pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, në të cilat Lista Studentore arriti fitore ndaj koalicionit të udhëhequr nga Aleksandar Vučić, duke shënuar kështu një ndryshim në marrëdhëniet politike në shtetin fqinj.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.