Ceremonia e inagurimit të Trump, kryeministri Netanyahu anulon pjesëmarrjen
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka anuluar ftesën e presidentit Trump për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të tij. Donald Trump do të rimarri drejtimin e shtëpisë së Bardhë më datë 20 janar në një ceremoni madhështore me prezëncën e liderve botëror. Trump do të betohet zyrtarisht si presidenti i 47-të i SHBA në [...]Read More...

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka anuluar ftesën e presidentit Trump për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të tij.
Donald Trump do të rimarri drejtimin e shtëpisë së Bardhë më datë 20 janar në një ceremoni madhështore me prezëncën e liderve botëror. Trump do të betohet zyrtarisht si presidenti i 47-të i SHBA në Kapitol në Uashington, DC.
Sipas The Times of Israel, kryeministri nuk do të jetë pjesë në event lajm i cili u konfirmua nga ndihmësi i lartë i Netanyahut. Zyrtari nuk dha detaje mbi shkaqet e anulimit të vizitës, por disa media e lidhën me operacionin e fundit të kryeministrit duke pretenduar se Netanyahut i ishte këshilluar të pushonte pas interventit kirurgjikal. Udhëtimi i anuluar tashmë në Uashington do të ishte udhëtimi i parë i Netanyahut jashtë vendit që kur u lëshua një urdhër arresti kundër tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC). Në nëntor, ICC lëshoi urdhër për arrestimin e Netanyahut dhe ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, duke përmendur krimet e dyshuara të luftës në lidhje me konfliktin në Gaza.
/ abcnews.al