Çfarë ndodhi me largimin e saj nga ekrani? Arbana Osmani thyen heshtjen me një intervistë ndryshe

Welcome to Kosova Today

Arbana Osmani dhe pse është një nga figurat më të spikatuar për ekranet tona intervistat e saj numërohen me gishtat e dorës. Së fundmi Arbana ka ardhur me një intervistë ndryshe për Mira Kazhanin. Largimi i Arbanës nga ekrani dhe Big Brother ka ngritur jo pak kuriozitet tek ndjekësit. Rrjeti dhe mediat kanë bërë shpesh […]

Çfarë ndodhi me largimin e saj nga ekrani? Arbana Osmani thyen heshtjen me një intervistë ndryshe

Arbana Osmani dhe pse është një nga figurat më të spikatuar për ekranet tona intervistat e saj numërohen me gishtat e dorës. Së fundmi Arbana ka ardhur me një intervistë ndryshe për Mira Kazhanin.

Largimi i Arbanës nga ekrani dhe Big Brother ka ngritur jo pak kuriozitet tek ndjekësit. Rrjeti dhe mediat kanë bërë shpesh aludime të ndryshme por Arbana me këtë dalje ka sheshuar shumë zëra.

Moderatorja ka zbuluar se kishte nevojë për një pushim dhe fakti që mori pushim nuk do të thotë se diçka është prishur. Thjeshtë moderatorja tha se ka pasur nevojë për t’iu dhënë prioritet disa gjëra.

Çfarë ndodhi me largimin e saj nga ekrani dhe BBV kur ky i fundit ishte në kulmin e tij.

‘Nuk ndodhi asgjë. Unë e shpjegova pak momente më përpara. Vija nga një periudhë shumë e ngjeshur dhe vendimi im për të vazhduar projekte, dëshira, qoftë edhe qëndrimi më shumë me fëmijët, ndjekja e pasioneve të mia, hapja e një sipërmarrje të re, bërja e gjërave ndryshe. Unë e kam bërë Big Brother për shumë shumë vite. Kam bërë programe të tjera për shumë vite.

E kuptoj që publiku është i lidhur me mua shumë në figurën e Big Brother, aq më tepër gjatë këtyre dy viteve të fundit, ku Big Brother ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Po ashtu unë e di që publiku mësohet edhe me një figurë tjetër.

Iki unë, vjen dikush tjetër. Kur e di se gjërat mes meje dhe njerëzve të mi të afërt, për tematika të caktuara, janë krejt të qarta, nuk e ndjej të nevojshme të jap shpjegime publike, në të gjitha sferat.

Kështu që nuk e ndjeva që unë në finalen e Big Brother duhet të thoja: Shiko se ky është edicioni im i fundit. Thashë, kur të fillojë Big Brother unë do bëj një urim nga zemra për ata të cilët do ta vazhdojnë programin edhe e mendova të mjaftueshme.’

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=IWeQk5IIav0&t=14s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arbanao/