Çollaku: Raketa ishte jo vetëm mik besnik, por edhe burrë i guximshëm dhe shembull frymëzues për të gjithë ne

Welcome to Kosova Today

Ish këshilltari i ish presidentit Thaçit, Bekim Çollaku ka reaguar për vdekjen e Xhavit Ferizit, i njohur si “Raketa”. Ai tha se Raketa ishte luftëtar i lirisë dhe bashkëudhëtar i ish presidentit Thaçi. Çollaku ka thënë se Raketa do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij “si një kujtim i shkëlqyer i një njëriu të […]

Çollaku: Raketa ishte jo vetëm mik besnik, por edhe burrë i guximshëm dhe shembull frymëzues për të gjithë ne
collaku:-raketa-ishte-jo-vetem-mik-besnik,-por-edhe-burre-i-guximshem-dhe-shembull-frymezues-per-te-gjithe-ne

collaku:-raketa-ishte-jo-vetem-mik-besnik,-por-edhe-burre-i-guximshem-dhe-shembull-frymezues-per-te-gjithe-ne

Ish këshilltari i ish presidentit Thaçit, Bekim Çollaku ka reaguar për vdekjen e Xhavit Ferizit, i njohur si “Raketa”.

Ai tha se Raketa ishte luftëtar i lirisë dhe bashkëudhëtar i ish presidentit Thaçi.

Çollaku ka thënë se Raketa do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij “si një kujtim i shkëlqyer i një njëriu të urtë, por edhe i një luftëtari shumë të guximshëm”.

“Dhimbja ime është e pafund dhe e thellë për humbjen e mikut tonë, një luftëtar i lirisë dhe bashkëudhëtar i presidentit Hashim Thaçi. Ai ishte jo vetëm një mik besnik, por edhe një burrë i guximshëm dhe një shembull frymëzues për të gjithë ne. Kujtimet e kohës së kaluar bashkë, lufta për liri dhe ideale të përbashkëta, bëjnë që vdekja e tij të shkaktoj një dhimbje të thellë. Raketa tani e tutje nuk do të jetë fizikisht në mesin tonë, por kujtimet dhe veprat e tij, do të jetojnë gjithmonë. Ai do të mbetet gjithmonë në zemrat tona, si një kujtim i shkëlqyer i një njëriu të urtë, por edhe i një luftëtari shumë të guximshëm. Pusho i qetë tani Raketë.”