Debat i çuditshëm në Big Brother VIP Kosova 4 – Edi: Ramushi e ka fut UÇK’në në NATO
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është zhvilluar një debat i çuditshëm mes Edi dhe Albes, ku janë përzier temat historike me deklarata të pasakta. Edi fillimisht pyeti: “Kush e ka kriju Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?”, ndërsa Alba iu përgjigj duke përmendur Adem Jasharin si figurë kryesore të UÇK-së. Por biseda mori drejtim […]


Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është zhvilluar një debat i çuditshëm mes Edi dhe Albes, ku janë përzier temat historike me deklarata të pasakta.
Edi fillimisht pyeti: “Kush e ka kriju Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?”, ndërsa Alba iu përgjigj duke përmendur Adem Jasharin si figurë kryesore të UÇK-së.
Por biseda mori drejtim tjetër kur Edi shtroi një pyetje që në fakt nuk ka bazë: “Kush e ka fut në NATO UÇK’në?” Alba tentoi të përgjigjej duke përmendur “atë diplomatin, Hashim Thaçin”, ndërsa Edi vazhdoi duke përmendur Ramush Haradinajn dhe madje dërgoi përshëndetje për Dautin dhe Ramushin.
Deklarata e Edit megjithatë është krejtësisht e pasaktë, pasi Kosova nuk është fare anëtare e NATO-s.
Debati mes tyre:
“Kush e ka kriju Ushtrinë Clirimtare të Kosovës”, pyet Edi.
“UCK’në, Adem Jashari”, përgjigjet Alba
“Kush e ka fut në NATO UCK’në”, tutje Edi pyet dicka që në fakt nuk qëndron si pyetje.
“Ka qenë ai diplomati, Hashim Thaci…”, thotë Alba.
“Ramush Haradinaj. E përshëndes Dautin edhe Ramushin shumë”, thotë Edi, shumë i bindur në përgjigjen e tij.
