Debati për Kosovën, Tabaku: Sherr i turpshëm, po më shkruajnë kolegët e rajonit, si kjo çështje po politizohet
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku bëri thirrje në Kuvend, duke thënë se është e turpshme që çështja e Kosovës po përdoret për politikë. Ajo madje tha se i kanë shkruar kolegët e Kosovës dhe se janë të habitur sesi po trajtohet kjo çështje në Kuvend. “Grupi jonë kërkoi në Konferencën e Kryetarëve me insistim […] The post Debati për Kosovën, Tabaku: Sherr i turpshëm, po më shkruajnë kolegët e rajonit, si kjo çështje po politizohet appeared first on Newsbomb Albania.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku bëri thirrje në Kuvend, duke thënë se është e turpshme që çështja e Kosovës po përdoret për politikë.
Ajo madje tha se i kanë shkruar kolegët e Kosovës dhe se janë të habitur sesi po trajtohet kjo çështje në Kuvend.
“Grupi jonë kërkoi në Konferencën e Kryetarëve me insistim që seanca për Kosovën të mbahej me urgjencë. Nga kjo që po dëgjojmë, është e turpshme, po më shkruajnë kolegët e Kosovës dhe rajonit, sesi kjo çështje po politizohet.
Është e imja më e mirë apo e jotja. Ti lemë këto debate se kush është më e mirë, se kjo ndohi dhe me rezolutën e Serbenicës që e prezantuam ne, atë të Rusisë dhe Ukrainës etj,”, tha ajo ndër të tjera.
The post Debati për Kosovën, Tabaku: Sherr i turpshëm, po më shkruajnë kolegët e rajonit, si kjo çështje po politizohet appeared first on Newsbomb Albania.