Kërcënimi me jetë i zyrtarëve të Drejtësisë, Gjonaj: Prokurorët e SPAK kanë nevojë për mbështetje, sistemi i ri i drejtësisë është përgjigja e duhur ndaj krimit

Ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas lajmeve, ku u tha se banda e Laert Haxhiut kishte në “shënjestër” për të eleminuar disa zyrtarë të Drejtësisë. Gjonaj me anë të një postimi në platformën “X” (ish-twitter), shkruan se sot më shumë se kurrë, prokurorët e SPAK kanë nevojë për mbështetje. Ajo po ashtu shkruan […] The post Kërcënimi me jetë i zyrtarëve të Drejtësisë, Gjonaj: Prokurorët e SPAK kanë nevojë për mbështetje, sistemi i ri i drejtësisë është përgjigja e duhur ndaj krimit appeared first on Newsbomb Albania.

Kërcënimi me jetë i zyrtarëve të Drejtësisë, Gjonaj: Prokurorët e SPAK kanë nevojë për mbështetje, sistemi i ri i drejtësisë është përgjigja e duhur ndaj krimit

Ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas lajmeve, ku u tha se banda e Laert Haxhiut kishte në “shënjestër” për të eleminuar disa zyrtarë të Drejtësisë.

Gjonaj me anë të një postimi në platformën “X” (ish-twitter), shkruan se sot më shumë se kurrë, prokurorët e SPAK kanë nevojë për mbështetje.

Ajo po ashtu shkruan se kërcënimet me jetë për prokurorët tregon se sistemi i ri i drejtësisë që është ngritur është përgjigja e duhur ndaj krimit dhe veçanërisht ndaj krimit të organizuar.

Teksa shpreh solidaritet për prokurorët e kërcënuar, ajo shkruan se sot duhet mbështetje jo vetëm nga sistemi i drejtësisë, por edhe nga politika dhe shoqëria.

“Sot më shumë se kurrë, prokurorët e SPAK kanë nevojë për mbështetje! Teksa dëgjon kërcënime me jetë që marrin prokurorët, kupton mjaft mirë se sistemi i ri i drejtësisë që është ngritur është përgjigja e duhur ndaj krimit dhe veçanërisht ndaj krimit të organizuar.

Në SPAK, ka edhe gra prokurore shumë të zonja, me integritet dhe profesioniste që kryejnë punën e tyre me përkushtim, duke besuar tek vlerat e sistemit të ri të drejtësisë. Solidarizohem dhe mbështes prokuroret Musabelliu dhe Selimi ashtu si dhe të gjitha prokuroret gra të SPAK dhe ato në sistemin e prokurorisë dhe të gjyqësorit për sakrificën e jashtëzakonshme që bëjnë në ushtrimin e detyrës së tyre.

Mbështetje sot, i duhet dhënë jo vetëm nga sistemi i drejtësisë por edhe nga politika dhe shoqëria”, shkruan Gjonaj në postimin e saj.

Kujtojmë që bashkëpunëtori i i drejtësisë, Artan Tafani tregoi se në rrethin e kuq për ekzekutim nga grupi i Laert Haxhiut ishte Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK, ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi si dhe avokati Adriatik Doga.

The post Kërcënimi me jetë i zyrtarëve të Drejtësisë, Gjonaj: Prokurorët e SPAK kanë nevojë për mbështetje, sistemi i ri i drejtësisë është përgjigja e duhur ndaj krimit appeared first on Newsbomb Albania.