Deklarohet FSK pas gjetjes së trupit të pajetë, në Liqenin e Jezhnicës

Trupi i një shtetase të huaj, është gjetur pa shenja jete dje afër Liqenit të Jezhnicës në Komunën e Shtërpcës. Lidhur me rastin, Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Garda Kombëtare, pas marrjes së informacioneve nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Kosovës, ka angazhuar togun e kërkim-shpëtimit malor në koordinim me Policinë

Deklarohet FSK pas gjetjes së trupit të pajetë, në Liqenin e Jezhnicës
Deklarohet FSK pas gjetjes së trupit të pajetë, në Liqenin e Jezhnicës

Deklarohet FSK pas gjetjes së trupit të pajetë, në Liqenin e Jezhnicës

Trupi i një shtetase të huaj, është gjetur pa shenja jete dje afër Liqenit të Jezhnicës në Komunën e Shtërpcës.

Lidhur me rastin, Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Garda Kombëtare, pas marrjes së informacioneve nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Kosovës, ka angazhuar togun e kërkim-shpëtimit malor në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale.

FSK ka bërë të ditur se operacioni i kërkim-shpëtimit është përfunduar me sukses dhe se trupi i pajetë i personit i është dorëzuar autoriteteve kompetente për procedura të mëtejme.

Gjendet e pa shenja jete një shtetase e huaj në Shtërpcë