Dënohen me burg dy shtetas afganë në Gjermani, planifikonin sulm terrorist ndaj Parlamanetit të Suedisë

Dy shtetas afganë, Ibrahim 30 vjeç dhe Ramin 24 vjeç, janë dënuar me burg në Gjermani për planifikimin e një sulmi ndaj Parlamentit të Suedisë dhe për mbështetje ndaj organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS). Ibrahim u dënua me pesë vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa Ramin me katër vjet e dy muaj, por këto dënime [...]Read More...

Dënohen me burg dy shtetas afganë në Gjermani, planifikonin sulm terrorist ndaj Parlamanetit të Suedisë

Dy shtetas afganë, Ibrahim 30 vjeç dhe Ramin 24 vjeç, janë dënuar me burg në Gjermani për planifikimin e një sulmi ndaj Parlamentit të Suedisë dhe për mbështetje ndaj organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS).

Ibrahim u dënua me pesë vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa Ramin me katër vjet e dy muaj, por këto dënime mund të apelohen.

Ata u arrestuan në mars të vitit 2024 në qytetin Gera, pas dyshimeve se kishin planifikuar të vrisnin oficerë policie dhe individë të tjerë në zonën e Parlamentit të Suedisë në Stokholm. Ata kishin hulumtuar vendndodhjen dhe udhëtimin online dhe kishin tentuar të udhëtonin në Republikën Çeke për të siguruar armë, por pas sekuestrimit të telefonave nga policia kufitare, ata e braktisën planin.

Përveç planifikimit të sulmit, ata ishin bashkuar me Degën e ISIS në Provincën Khorasan, një degë e veçanërisht e rrezikshme e grupit islamik dhe kishin mbledhur donacione për gratë dhe fëmijët e anëtarëve të ISIS në kampin Al-Hol në Siri. Ibrahim e pranoi plotësisht akuzën, por nuk është bërë e ditur se si është përgjigjur Ramin.

Ky rast lidhet me një periudhë të tensionuar në Suedi, pas djegies së Kuranit që shkaktoi zemërim dhe përplasje të dhunshme, përfshirë sulmin ndaj ambasadës suedeze në Bagdad.