Deputeti Erald Kapri vlerëson punën e SPAK: Ka goditur individë me pushtet, prokurorëve t’u jepet mundësia për të rikandiduar
Deputeti Erald Kapri ka vlerësuar punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme duke thënë se ka goditur njerëz me pushtet. Gjatë fjalës së tij në Foltoren e Kuvendit pak para raportimit të Altin Dumanit, deputeti i Partisë Mundësia tha se nuk duhet të mohojmë punën e SPAK që prej krijimit të tij. Ndërkohë ai inkurajoi […] The post Deputeti Erald Kapri vlerëson punën e SPAK: Ka goditur individë me pushtet, prokurorëve t’u jepet mundësia për të rikandiduar appeared first on Ditar.al.
Deputeti Erald Kapri ka vlerësuar punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme duke thënë se ka goditur njerëz me pushtet.
Gjatë fjalës së tij në Foltoren e Kuvendit pak para raportimit të Altin Dumanit, deputeti i Partisë Mundësia tha se nuk duhet të mohojmë punën e SPAK që prej krijimit të tij.
Ndërkohë ai inkurajoi prokurorët e SPAK që të mos tremben nga kërcënimet e kryeministrit Edi Rama. Mes të tjerash, Kapri kërkoi që Parlamenti ta mendoj seriozisht që prokurorët e SPAK të rikandidojnë për një tjetër mandat, pasi shumica e tyre janë një aset dhe meritojnë mundësinë për të shërbyer sërish pas tre vitesh.
“Në këto 35 vite shqiptarët kanë vuajtur nga mungesa e drejtësisë. Është fakt që shqiptarët nuk kanë marrë pronat e tyre dhe kanë qenë të goditur nga pushteti arbitrat. Dhe në fakt, liria ekonomike është selektive, se kush fiton dhe kush duhet të qëndrojë. Ka kohë që thuhet ne po kthehemi në një ‘Republikë Prokurorësh’ dhe po të ishte kështu, do të ishte mirë, sepse problemi më i madh mbetet pandëshkueshmeria.
Çfarë do që bënin njerëzit me pushtet askush nuk prekej. Unë jam nga ata që mendoj se nuk duhet ta mohojmë punën e SPAK, sepse ky institucion ka goditur individë me pushtet dhe gëzon mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Por kjo nuk mjafton se SPAK u ngrit per te dneshkuar nivelet me te larta ta korrupsionit. Kur arrestohen ministria, dhe kryeministri mbetet i paprekur, kjo nuk është drejtësi.
Unë dua të inkurajoj prokurorët e SPAK që të mos ndihen të kërcënuar kur kryeministri ju thotë: mos guxoni të prekni telefonin tim. Sepse ky është një mision historik që të vendosni para drejtësisë këdo”, tha Kapri.
The post Deputeti Erald Kapri vlerëson punën e SPAK: Ka goditur individë me pushtet, prokurorëve t’u jepet mundësia për të rikandiduar appeared first on Ditar.al.
