Erald Kapri: Qeveria dyfishon çmimin e karikimit të makinave elektrike, godet xhepin e qytetarit dhe dëmton mjedisin

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, e ka quajtur një vendim arbitrar atë të Entit Rregullator të Energjisë që ka dyfishuar çmimin e energjisë për karikimin e makinave elektrike në pikat publike. Ky vendim që pritet të nisë zbatimin duke nisur nga data 1 nëntor 2025, sipas deputetit Kapri, ndikon drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve […] The post Erald Kapri: Qeveria dyfishon çmimin e karikimit të makinave elektrike, godet xhepin e qytetarit dhe dëmton mjedisin appeared first on Ditar.al.

Erald Kapri: Qeveria dyfishon çmimin e karikimit të makinave elektrike, godet xhepin e qytetarit dhe dëmton mjedisin

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, e ka quajtur një vendim arbitrar atë të Entit Rregullator të Energjisë që ka dyfishuar çmimin e energjisë për karikimin e makinave elektrike në pikat publike.

Ky vendim që pritet të nisë zbatimin duke nisur nga data 1 nëntor 2025, sipas deputetit Kapri, ndikon drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve shqiptarë që kanë zgjedhur të përdorin një makinë elektrike për të reduktuar kostot që u vijnë si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.

Në një video mesazh në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Mundësia thekson se ky vendim godet pikërisht zgjedhjen e shumë qytetarëve për të përdorur automjete shumë më miqësore me mjedisin, në një kryeqytet ku cilësia e dobët e ajrit ndikon në uljen e jetëgjatësisë.

Sipas deputetit Kapri, Qeveria e cila ka shprehur aspiratën se do të anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, merr vendime aspak europiane, që rëndojnë më së pari në xhepat e qytetarëve të saj dhe cilësisë së mjedisit

Sipas një vendimi të ditëve të fundit të muajit tetor, ERE njofton se duke filluar nga data 1 nëntor 2025, energjia për stacionet e karikimit do të kushtojë 22 lekë për kilovat-orë, ndërsa gjatë orarit të pikut, nga 18:00 deri në 23:00, çmimi arrin në 25.3 lekë për kwh.

Denoncimi i Erald Kapri

Teksa e gjithë bota ndihmon përdoruesit e makinave elektrike si një mundësi për të ulur ndotjet dhe për të ulur kostot, në Shqipëri po veprohet krejt ndryshe.

Në datën 15 Tetor, me një vendim krejtësisht arbitrar, Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur të dyfishojë çmimin e energjisë elektrike për këdo që karikon makinën në pikat publike apo edhe në shtëpi.

Tani, qeveria në vend të që ndihmojë, kthehet në pengesë.

Në Tiranë ndotja e ajrit i kushton jetën një qytetari të paktën 4 vite, ndërkohë qw kostoja e naftës është rritur shumë ndaj përdorimi i mjeteve elektrike është edhe një mundësi për të pasur një buxhet më të mirë në fund të muajit.

Por qeveria, e cila synon të na anëtarësojë në BE për 4 vite, merr vendime aspak europiane.

Video në rrjetet sociale e deputetit Erald Kapri

The post Erald Kapri: Qeveria dyfishon çmimin e karikimit të makinave elektrike, godet xhepin e qytetarit dhe dëmton mjedisin appeared first on Ditar.al.