Pse Erion Veliaj nuk është marrë i pandehur për inceneratorët? Dumani: Hetimet s’kanë përfunduar ende
Kreu i SPAK, Altin Dumani raporton sot në Kuvend në lidhje me punën e bërë nga institucioni që ai drejton, teksa opozita ka depozituar 57 pyetje për drejtuesin e SPAK. Dumani u pyet nga deputetja demokrate Jorida Tabaku në lidhje me hetimet për inceneratorët, dhe përse Veliaj nuk është marrë ende i pandehur. Kreu i […] The post Pse Erion Veliaj nuk është marrë i pandehur për inceneratorët? Dumani: Hetimet s’kanë përfunduar ende appeared first on Ditar.al.
Kreu i SPAK, Altin Dumani raporton sot në Kuvend në lidhje me punën e bërë nga institucioni që ai drejton, teksa opozita ka depozituar 57 pyetje për drejtuesin e SPAK.
Dumani u pyet nga deputetja demokrate Jorida Tabaku në lidhje me hetimet për inceneratorët, dhe përse Veliaj nuk është marrë ende i pandehur.
Kreu i SPAK tha se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar ende për inceneratorin e Tiranës, duke mos përjashtuar mundësinë e përfshirjes së Veliajt në këto hetime. “Dua të them se, siç ju e dini, hetimet paraprake nuk kanë përfunduar për këto procedime penale”,- tha Dumani.
Mes të tjerash, shtoi se SPAK ka hetuar 71 persona të të gjitha niveleve lidhur me aferën e inceneratorëve.
“SPAK ka hetuar në kuadër të 3 procedimeve penale për 3 inceneratorët 71 persona. Po hetohet edhe për fakte penale dhe persona të tjerë që mund të jenë përgjegjës për këtë veprimtari kriminale. Lidhur me inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, këto 2 procedime penale kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit gjyqësor“- tha Dumani.
Ndërkohë lidhur me pyetjen nëse ka përpjekje të SPAK për të kërkuar një dëshmi të Arben Ahmetajt, ky i fundit tha Dumani, është i mirëpritur nëse do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, por shtoi se ai është një person në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale.
“Lidhur me pyetjen nëse ka përpjekje të SPAK për të kërkuar një dëshmi të Arben Ahmetajt nga Zvicra, deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti, por për ne sot ai është një person në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale. Nëse ai dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është mëse i mirëpritur. E fundit unë nuk dorëzohem, iu bëj ballë sfidave”– u shpreh Dumani.
The post Pse Erion Veliaj nuk është marrë i pandehur për inceneratorët? Dumani: Hetimet s’kanë përfunduar ende appeared first on Ditar.al.
